Top News - Operacioni ‘FRONTEX’ në vështirësi/ Trafiku i emigranteve

  • 3 years ago
Që prej fillimit të muajit gusht e deri më tani janë kryer mbi 30 aksione policore, që të gjitha të koduara me emrin ?Perimetri?. Në qendër të tyre ka qenë ndalimi dhe arrestimi i trafikantëve të qënieve njerëzve që veprojnë nga kufiri i gjelbër nëpër rrugët nacionale e më pas në zona, prej nga të trafikuarit dëshirojnë largimin për në vende të Bashkimit Evropian.
Duket se kjo skemë nuk ka funksionuar, si duhet edhe pse trafikantët në shumë raste për të shmangur vëmendjen e policisë kanë përdorur edhe automjete luksi. Madje, në një rast trafikantët kishin përdorur një automjet BMV të vitit 2017, teksa pretendonin se nuk do të kishin asnjë mundësi ndalimi nga policia. Por në fakt ndodhi dhe ata tashmë akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.
Kufiri i gjelbër i Shqipërisë që prej muajit maj të vitit të kaluar e deri tani ka si vëzhgues edhe 415 oficerë nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, të cilët kanë patrulluar dhe vijojnë të pastrullojnë së bashku me Policinë Kufitare, në kuadër të operacionit "Frontex", i cili ka si qëllim kontrollin e flukseve të imigracionit të parregullt, parandalimin dhe forcimin e bashkëpunimit evropian.
Ky operacion ka patur disa rezultate, por gjithsesi nuk e ka ndalur trafikun. Operacioni europian synon tre objektiva të rëndësishëm: e para kontrollin e emigracionit të paligjshëm, e dyta kontrollin dhe luftën ndaj krimit ndërkufitar, e treta kontributin për forcimin e marrdhënieve midis Policisë Shqiptare dhe Policive të Bashkimit Europian, në kuadër të gjithë procesit tonë të integrimit në BE.
Ndonëse në mbarë Bashkimin më 2020 ka pasur rënie të numrit të emigrantëve ilegalë, numri i të ardhurve perms kufijve tokësorë të Shqipërisë është rritur.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FRONTEX#Emigrantet#TopChannel

Recommended