Italia do te kete me pak deputete dhe senatore | Lajme - News

  • 3 years ago
Sukses për koalicionin qeverisës të kryeministrit Giuseppe Conte në zgjedhjet e dyfishta të zhvilluara në kushtet e pandemisë të dielën dhe të hënën në Itali.
Suksesi më i rëndësishëm konsiderohet mbështetja që 70% e votuesve i dhanë planit të Lëvizjes 5 Yjet për reduktimin me 1/3 të numrit të deputetëve në të dyja dhomat parlamentit. Zgjedhjet e ardhshme të parashikuara për në 2023-shin do ta gjejnë parlamentin e ri me 600 anëtarë në të dy dhomat 351 më pak se aktualisht. Senati do të ketë 200 anëtarë ndërsa dhoma e deputetëve 400.
Lëvizja 5 Yjet tha se reduktimi i parlamentarëve do t?i kursejë buxhetit të shtetit 1 miliardë euro në dekadën e ardhshme. Koalicioni qeverisës qëndroi i fortë edhe në zgjedhjet e zhvilluara në 6 rajone.
Edhe pse pritej që shumica e tyre të fitohej nga Lega Nord e Mateo Salvinit, demokratët humbën vetëm rajonin verior të Markeve. Qendra e majtë ruajti shumicën në Pulia, Kampanjë e Toskanë, ashtu si Lega Nord në Veneto e Liguria.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended