Top News - Bashkimi familjar/ Gjermani, mbi një vit për një vizë
  • 3 years ago
Pandemia ka zgjatur kohën e pritjes në ambasadat gjermane për bashkim familjar, bëhet e ditur nga një përgjigje e qeverisë gjermane në Bundestag. Më shumë se një vit duhet të presin familjet nga Kosova e Serbia për t?u bashkuar me të afërmit e tyre në Gjermani. Ndërsa në ambasadat e Sarajevës dhe të Tiranës pritja për vizë bashkimi familjar shkon deri në dhjetë muaj, në Shkup deri në tetë muaj.Këto shifra i jep qeveria gjermane në përgjigje të një pyetjeje me shkrim, të shtruar nga grupi parlamentar i liberalëve (FDP) në parlamentin gjerman (Bundestag), mbi gjendjen e digjitalizimit të procedurës së dhënies së vizave sipas rregullores se Ballkanit Perëndimor.Kjo do të thotë se kohëzgjatja në pritje për një takim në ambasadë është zgjatur edhe më shumë, nga mesatarisht gjashtë deri tetë muaj që kishte qenë deri në mars të këtij viti për vizën për bashkim familjar, siç dilte në pah prillin e ketij viti nga një studim i Entit të Punës për Rregulloren e Ballkanit Perëndimor.Qeveria gjermane e argumenton këtë zgjatje me mbylljen e ambasadave gjatë Covid 19. Që nga 2 korriku 2020, ambasadat kanë nisur sërish të japin viza për një sërë rastesh të justifikuara, siç janë ato të bashkimit familjar. Përveç mbylljes së ambasadave, janë edhe masat e higjienës, që e ngadalësojnë edhe më shumë procedurën e dhënies së vizave.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vize#Germany#TopChannel
Recommended