Arrest me burg per 34-vjecarin Erion Alibej | Lajme - News

  • 3 years ago
Erion Alibej nuk ka pranuar të flasë përballë togave të zeza, por përmes avokatit mbrojtës ka mohuar akuzat. Pavarësisht kësaj gjykata caktoi masën e arrestit me burg, sepse prokuroria pretendon se ka prova të mjaftueshme për përfshirjet e tij në dy vrasje.

Për ekzekutimin e Regis Runajt janë paguar Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, që të dy të arrestuar, ndërsa Alibej akuzohet nga prokuroria si personi që ka urdhëruar ekzekutimin e Emiljano Ramazanit mesditën e 20 Korrikut.

Ka qenë dëshmia e 24-vjeçarit Halili që ka zbardhur dinamikën e vrasjes së Runajt. Gjithashtu ai ka treguar se ka marrë pjesë edhe në vrasjen e Ramazanit, por ka patur vetëm rolin e informatorit. Hetuesit kanë dyshime se vrasjet kanë ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës dhe hakmarrjes mes grupeve kriminale.

Një tjetër ngjarje për të cilën prokuroria dyshon se i përfshirë është 34-vjeçari është edhe vrasja e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çelës. Alibej, që njihet edhe me emrin Andrea, është emër i njohur për drejtësinë. Ai u arrestuar së bashku me vëllain e tij, Endrit Alibejn në 2013-n në Itali, me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Por 5 vite më vonë, Endrit Alibej mbeti i vrarë në një atentat mafioz, së bashku me xhaxhain e tij, Arben Dylgjeri dhe shtetasin turk Erdal Dyranay.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended