Top News - Tërmeti i shtatorit/ Tiranë, ndërtohet shtëpia e fundit

  • 3 years ago
Një vit më parë, familja Stafa në Picallë përjetoi një nga ditët më të vështira, kur shtëpia e tyre u rrënua brenda pak sekondave pas lëkundjeve të forta të tërmetit të 21 shtatorit. Por, sot lotët e tyre ia lanë vendin gëzimit, kur djali më i vogël i familjes, Enri, hapi derën e shtëpisë së re, të rindërtuar me kushte shumë herë më të mira.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo ishte banesa e fundit e rindërtuar nga 65 shtëpitë, që u dëmtuan rëndë në shtator 2019.

?Jam i lumtur që e mbyllim këtë vit, pas tërmetit të 21 shtatorit, me 65 shtëpi të përfunduara nga donatorët, me çelësa në dorë, lëmë çadrat dhe kontenierët dhe futemi në një shtëpi jashtëzakonisht më të mirë. Kemi bërë gjithashtu, edhe 1865 pagesa cash për familjet që pësuan dëme më të lehta në 21 shtator dhe më vjen mirë që e mbajtëm fjalën brenda vitit?, tha ai.
Kryetari i Bashkisë theksoi se pavarësisht pengesave nga ata që nuk kanë bërë asnjë punë në jetën e tyre, beteja për rindërtimin e shtëpive të 21 shtatorit është fituar. Ai shtoi se fokusi kalon te rindërtimi dhe pagesat për banesat e dëmtuara në 26 nëntor. Sipas tij, falë solidaritetit, në Shqipëri është arritur ajo që vështirë të arrihet edhe në vende shumë herë më të zhvilluara.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ErionVeliaj#Earthquake#TopChannel

Recommended