Drama “Sakrifice” ne Akademine e Arteve - (18 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Në sallën e Black Box, në Akademinë e Arteve është shfaqur drama ?Sakrificë?, me ide dhe regji nga Marko Baliani. Shfaqja lind nga një punë e gjatë workshop-i, pjesë e projektit ?Portat e Mesdheut?, ndërmjet qyteteve Bejrut dhe Tiranë. Nga këto qytete, nga e kaluara jo e largët e luftërave, prej të cilave Libani dhe Shqipëria janë përshkruar, ka zanafillën e vetë edhe kjo punë.

Sipas mitit të Saturnit, babai ha fëmijët e vetë, nga frika ndaj kohës, nga që druan se ata mos i rrëmbejnë të ardhmen. Janë gjithmonë baballarët ata që i kanë nisur djemtë në luftë. Pas gjithë masakrave, ajo që mbetet në fushë është gjithmonë një rini e thyer.

Kjo shfaqje është dhënë më parë në Bejrut dhe Marsej dhe tani vjen edhe në Tiranë. E veçanta e kësaj shfaqje është se në mes të aktorëve të rinj që vijnë nga jashtë, janë edhe dy aktorë shqiptarë Ervin Bejleri dhe Lulzim Zeqja./tvklan.al

Gazetare ? Fjodora Fjora



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/