Darka Rama - Micotakis për detin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përcaktimi i kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë ishte tema e bisedës që uli në një tryezë të përbashkët kryeministrin Edi Rama dhe homologun e tij Kyriakos Mitsotakis. Në takimin jo zyrtar mes dy drejtuesve të qeverive, të zhvilluar mbrëmjen e së Martës në Athinë, ku kreu i qeverisë ishte i ftuar në forumin e organizuar nga ?The Economist?, dy kryeministrat diskutuan për një nga çështjet më kryesore për tu zgjidhur mes dy vendeve, që u rikthye në vëmendje pas deklaratës së Athinës zyrtare se kërkon të zgjerojë më 12 milje kufirin drejt detit Jon. Burime thanë për Vizion Plus se Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis kanë rënë dakord që të nisin sa më shpejt diskutimet për të zgjidhur të gjitha çështjet mes dy vendeve. Të dyja palët në takim janë treguar tejet të rezervuara për të dhënë detaje se çfarë është folur mbi çështjen e detit, për të cilin edhe vetë kryeministri Edi Rama në një postim të tijin pas takimit, vlerësoi mikpritjen e homologut grek dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve që do të përbëjnë edhe busullën e diskutimeve mes Tiranës dhe Athinë zyrtare, në vazhdim. Përveç detit, gjatë darkës u diskutua edhe për minoritetin grek në Shqipëri, një urë lidhëse e vlerësueshme mes dy vendeve dhe u theksua integrimi i mëtejshëm i shqiptarëve në Greqi, duke u cilësuar nga dy kryeministrat si një çështje që nuk reflekton problematika.

Category

📺
TV

Recommended