Krijohet policia elektrike, nderhyrjet e paligjshme ne rrjetin elektrik - (11 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Policia elektrike është organi më i ri i formuar ditët e fundit, i varur nga Ministria e Ekonomisë dhe Privatizimit. Organi i specializuar dhe i armatosur për kontrollin dhe përdorimin e energjisë elektrike në sektorin shtetëror dhe privat, për persona fizik dhe juridik vendas ose të huaj. Kjo polici lindi si nevojë e situatës së krijuar në sistemin elektro-energjitik shqiptar dhe ka për detyrë të kontrollojë rrjetin nga ndërhyrjet e paligjshme.

Në këto pak ditë punë, kjo polici ka nisur sulmin mbi të gjitha prefekturat dhe rrethet përkatëse. Kontrolli ka filluar në zonën e kënetës në Durrës dhe rrethinave të saj, ku numërohen mbi 4 mijë shtëpi. Në subjekte pa kontratë janë vendosur 50 gjoba me vlerë një milion lekë. Pas këtij veprimi, janë lidhur 200 kontrata të reja.

Sipas drejtorit të kësaj policie Sokol Hysenaj duhet të ndërgjegjësohen njerëzit, të kursejnë energjinë, si burim deficitar, pasi vetëm kështu s?do të kemi mungesë të energjisë elektrike. Pas kënetës së Durrësit, policia elektrike me ndërprerje dhe gjoba do t?i drejtohet lagjes së Tiranës së Re dhe Selitës./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended