Top News - Udhëtimet në Evropë/ Ja rregullat në vende të ndryshme

  • 3 years ago
Sezonit veror në Evropë i ka ardhur fundi ndërkohë që në shumë vende numri i infeksioneve po rritet sërish. Vendet po mbrohen me rregulla dhe kushte të reja. Në disa raste maska është bërë e detyrueshme, në të tjera testi i koronavirusit. Secili vend, ka rregullat e tij. Në Gjermani të gjithë pushuesit, që kthehen nga zonat e rrezikuara, janë të detyruar të kryejnë testet. Stacione për kryerjen e testeve janë vendosur në shumicën e aeroporteve gjermane dhe në vendkalimet më të mëdha kufitare. Deri tani këto teste kanë qenë falas por duket se nuk do të jetë më kështu. Nga 1 tetori ndërkohë udhëtarët që kthehen nga zonat me rrezikshmëri, do të futen në karantinë. Në Spanjë zbatohen rregulla strikte: jeta e natës ndalohet, pirja e duhanit në hapsira publike ku distanca e sigurisë nuk mund të mbahet po ashtu. Edhe alkooli nuk lejohet të pihet më jashtë. Në Majorka plazhet dhe parqet janë të mbyllura nga ora 21:00 e mbrëmjes deri në 7:00 të mëngjezit. Baret, restorantet dhe kafenetë lejohen të pranojnë vetëm gjysmën e numrit të zakonshëm të klientëve. Në francë, rastet e reja po rriten shpejt. Qeveria ka shpallur 28 nga 101 rajonet franceze, zona të kuqe ku virusi "qarkullon në mënyrë aktive?. Maska është e detyrueshme në të gjithë vendin në transportin publik dhe hapsirat e mbyllura publike. Në britaninë e madhe, rregullat janë të ndryshme në pjesë të ndryshme të vendit. Në veri të anglisë ka rritje të infektimeve të reja dhe kufizime lokale po ashtu. Edhe greqia po regjistron rritje të shifrave. Festat dhe ditët e pazarit janë ndaluar. Tavernat, baret e diskotekat mbyllen në orën 24.00. Austria ndërkohë pret rritje të rasteve sidomos në vjenë ndërkohë që po punon që pas sezonit veror, të shpëtojë atë dimëror. Autoritetet po hartojnë plane për turizmin në zonat e skijimit që pritet të mbetet i hapur. Në itali, masat për koronavirusin janë në fuqi deri më 14 tetor. Diskotekat janë mbyllur dhe natën maska është e detyrueshme. Rastet po rriten edhe në kroaci, e cila ka vendosur mbylljen e klubeve në mesnatë dhe tubimi i mbi 100 personave nuk lejohet.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Udhetimet#TopChannel

Recommended