Top News - Garat me gamilje/ Rikthehen në Sinai pas kufizimeve
  • 3 years ago
Të ardhur nga cdo cep i shkretëtirës së Sinait, qindra beduinë të entuziazmuar u mblodhën për të bërë gara me gamiljet e tyre pas gjashtë muajsh ndërprerje për shkak të koronavirusit. Rrethuar nga një re pluhuri të shkaktuar nga galopimi e më shumë se 500 gamiljeve, ato u pritën me brohoritje nga pronarët e tyre me veshjet tradicionale të beduinëve.

Garat e gamiljeve janë një sport tradicional shumë popullor në shumë vende arabe, pjesa më e madhe e të cilave në rajonin e gjirit. Por edhe në egjipt. Beduinët e shkretëtrorës së sinait e kanë mbajtur gjallë traditën prej shekujsh. Por, garat u pezulluan që nga marsi pas shpërthimit të covid 19 dhe kufizimet u zbutën vetëm në fillim të muajit. Dhe beduinët nuk mundën të prisnin më gjatë por organizuan garën e parë. Gamiljet vrapojnë për rreth 2 kilometra, trajektore që duhet ta përshkruajnë në pak minuta, të ndjekura nga spektatorët dhe vetë pronarët mbi makina 4 x 4 për të parë më nga afër performancën.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel
Recommended