Aksident ne Librazhd, shkak mungesa e sinjalistikes rrugore (9 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Këtu firma maqedonase "Mavrovo" po punon për ndërtimin e urës së re, por ka harruar të vendosë shenja në rrugë si shirita, tabela apo blloqe që shoferët të dinë si të manovrojnë. Pikërisht për këtë arsye një makinë tip Audi me targa të Tiranës, ra nga kjo urë të qytetit të Librazhdit. Në momentin e aksidentit, në makinë ndodheshin 5 persona të cilët rezultuan të plagosur dhe tashmë nuk kanë probleme për jetën.
Sipas inspektorit rrugor, si pasojë e kohës së keqe me shi dhe mungesës së shenjave dalluese në rrugë, drejtuesi i automjetit ka përfunduar në greminë, poshtë këmbëve të urës. Menjëherë policia u erdhi në ndihmë të aksidentuarve të cilët u shtruan në spitalin e qytetit të Librazhdit ku ju dha dhe ndihma e parë.
Më vonë njëri prej tyre u nis urgjent në Tiranë dhe të tjerët në Elbasan. Meqenënse aksi Librazhd-Qukës është në rikonstruksion, duhet që firma maqedonase të respektojë rregullat e punimeve për të mos u përsëritur më aksidente të këtij tipi./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended