• 4 years ago
Pak ditë pasi deklaroi se nuk do të jetë pjesë e qeverisë nëse Partia Socialiste fiton një mandat të tretë, Kryeministri Edi Rama nuk ka pritur, por e shkarkoi Besa Shahinin nga Ministria e Arsimit.
Në një takim në zyrën e kreut të qeverisë, Rama tha se ishte i keqardhur që Shahini kishte vendosur të largohej nga Shqipëria.
Vetë Shahini përsëriti arsyet që e çuan drejt këtij vendimi. Tha se bashkëpunimi me socialistët do të vazhdojë për një të majtë të re duke mos lënë mënjanë dhe vështirësitë që kishte hasur në Tiranë.
Vendin e Shahinit, që lë Ministrinë e Arsimit në ditën e parë të shkollës, do ta marrë deputetja socialiste Evis Kushi.
Një tjetër ministër që ka bërë të njëjtën deklaratë si Shahini, se nuk do të jetë pjesë e kabinetit në rast të fitores së një tjetër mandati është Sandër Lleshaj. Por pas një takimi në Shkodër ai tha këtë të hënë se do të jetë në këtë detyrë deri në fund të mandatit.
Nuk dihet ende nëse vendimi Lleshajt është personal, apo një strategji elektorale e Partisë Socialiste për fushatën zgjedhore.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended