Çupi akuza qeverisë: Fëmijët në Dibër shesin misra për të shkuar në shkollë, kryeministri s' bën gjë

  • 3 years ago
Ish deputetja e PD-së, Dhurata Çupi ka akuzuar qeverinë se e ka mbytur vendin në varfëri, aq sa vogëlushët në Dibër gjatë gjithë verës kanë shitur misra e çajra të ndryshëm për të fituar pak para që të blinin libra dhe veshje për nisjen e shkollës, institucion që hap dyert ditën e nesërme për të pritur fëmijët.

Çupi shkruan se fëmijët në Dibër janë të braktisur nga qeveria, e cila nuk ka në plan të ndryshojë këtë gjendje, ndërsa një fëmijë i mitur që shfaqet në videon që ka shpërndarë zyra e PD-së shprehet se ka dalë me shit me ble rroba dhe se gjatë gjithë verës ka ndihmuar të atin me këtë punë.Nesër do të shikoni pamje nga fasada e qeverisë me shkollat, por duhet të njihni edhe një realitet tjetër, larg propagandës. Me dhjetëra fëmijë në rrugët e Matit e Dibrës dalin në rrugë për të shitur misra apo çajra të ndryshme, në përpjekje për të blerë librat ose veshjet për shkollën. Ministrat që kanë kaluar dy ditë më parë në atë rrugë me makina superluksoze as nuk kanë ndërmend të bëjnë diçka për të ndryshuar situatën. Varfëria dhe dëshira për dije luftojnë me njëra-tjetrën në çdo cep të Dibrës. Fatkeqësisht, tani kemi një kryeministër që nuk do t?ia dijë për fëmijët e Dibrës. Na duhet një qeveri që të luftojë varfërinë, bashkë me dibranët dhe t?u japë fëmijëve mundësinë për të mësuar dhe për të bërë përpara në jetë me dijet e tyre", shkruan Çupi

Recommended