Muka: Transmetuesit më të mëdhenj të infeksionit janë moshat e reja, të testohen nxënësit e mësuesit

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Ditën e hënë (14 shtator), fillon viti i ri shkollor nën masat anti-covid.

Për epidemiologun Taulant Muka, rihapja e shkollave në vend është problematike, pasi ka një përhapje të infeksionit.

Në një lidhje përmes Skype për ?Ora News?, Muka tha se transmetuesit më të mëdhenj të Covid-19 në vend janë moshat e reja, që do shkojnë në shkolla dhe universitete.

Taulant Muka: ?Sigurisht që është problematikë hapja e shkollave në momentin që ne kemi një përhapje të infeksionit në komunitet, siurse duket nga pozitiviteti i rasteve, nga numri total i tamponeve që bëhet. Dua të kujtoj se ka qenë vetë ISHP që thoshte se transemtuesit më të mëdhenj sot të infeksionit në vendin tonë janë moshat e reja. Është mosha e re që do shkojë në shkolla dhe në universitet. Nëse në shkolla nuk merren masa që lidhen me gjurmimin, testimin por edhe me gjithë rregullat e distancimit fizik, ajrimit të ambienteve, etj, situata do vijë duke u agravuar, nuk do vijë duke u përmirësuar. Këtë e ka treguar dhe eksperienca e vendeve europiane.?

Sipas Mukës, përfaqësuesit e ISHP nuk kanë statistika se sa shkolla i plotësojnë standardet për të zhvilluar mësmin në kushtet e pandemisë.

Epidemiologu thekson rëndësinë e testimit të nxënësve dhe mësuesve.

Taulant Muka: ?Përfaqësuesit e ISHP nuk kanë statistika, sa shkolla i plotësojnë kushtet higjieno sanitare, sa shkolla kanë ujë të pijshëm. Sa kanë rritur me numër kapacitetesh, humane, profesionistë, të cilët do i shërbejnë gjurmimeve të rasteve në shkolla. Sa kapacitete testuese kanë rritur që do i vijë në ndihmë testimit të rasteve në shkolla por dhe stafit pedagogjik. Sigurisht, në këtë situatë ku ka rritje rastesh në Shqipëri, do ishte e rëndësishme që të testoheshin që në hapje të shkollave nxënësit dhe mësuesit. Qeveria dhe ministria po ecin symbyllur. Po i hapin shkollat por pa plotësuar standardet e nevojshme.?


Muka thotë se maska nuk bën çudira apo mrekulli, që e zhduk virusin, por e rëndësishme është ulja e nivelit të infeksionit.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/muka-transmetuesit-me-te-medhenj-te-infeksionit-jane-moshat-e-reja-te-testohen-nxenesit-dhe-mesuesit/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended