Ora News - Akuzohet për organizatë terroriste, lihet në burg nëna e tre fëmijëve

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën ?arrest me burg? për 43 vjeçaren Lubjana Gjeçaj dënuar ne Itali me tre vite burg për organizatë terroriste. Avokati kërkoi një masë më të butë sigurie për shkak të se ajo është nënë e tre femijëve, ku më i vogli është 3 vjeç. Gjeçaj është dënuar në Itali me 3 vite burg.

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën ?arrest me burg? 43- vjeçaren Lubjana Gjeçaj, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane , pasi është dënuar me 3 vjet burg për vepren penale ?organizatë me qëllime terroriste?.

E mbuluar sipas riteve të fesë myslimane, 43-vjeçarja është paraqitur në gjykatë.

Ajo nuk ka pranuar të flaës po avokati i saj ka pretenduar se shtetasja Lubjana Gjeçaj nuk i është fshehur ndonjeherë drejtësisë dhe në kohën e hetimeve në shtetin fqinj ka qenë në gjendje të lirë, ndërsa është larguar nga Italia pasi shteti italian i ka dhënë espuls duke i kërkuar të largohet.

Sipas avokatit ajo ka marrë vesh për dënimin e saj me 3 vite burg në shtetin italian dhe ka kërkuar të shkojë për ta vuajtur atë por është ndaluar në aeroportin italian dhe është kthyer mbrapsht.

Avokati ka pretenduar se 43-vjeçarja është nënë e tre fëmijëve ku me e vogla është 3 vjeçe, ndërsa dy fëmijët e tjerë janë në prag të nisjes së shkollës dhe kanë nevojë për nënën e tyre.

Me gjithe argumentat e avokatit gjykata nuk ka pranuar kërkesën ?arrest me burg? për 43-vjeçaren, deri në vendimin e gjykatës nëse do të pranojë kërkesën për transferimin e dosjeve apo do ta ekstradojë atë drejt shtetit italian.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/gruaja-shqiptare-e-isis-lihet-ne-burg-kerkon-transferimin-e-dosjes-nga-italia-ne-shqiperi/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended