'Rindërtimi e COVID-i kartat e forta të PS për zgjedhjet'/ Spiropali: S'dua ta çoj ndërmend

  • 3 years ago
TIRANË- Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali është shfaqur e bindur se PS-ja do të marrë një mandat të tretë në zgjedhjet e ardhshme, kjo jo meritë e kundërshtarit, të cilët nuk i vlerëson, por për punët e mira që sipas saj ka bërë kjo qeveri. Në një intervistë për Report Tv, Spiropali e ka interpretuar mandatin e tretë jo si një qëllim më vete për pushtet, por si një premtim që i bëhet qytetarëve për të vazhduar me procesin e rindërtimit dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Menaxhimi i situatës post tërmet dhe COVID, janë kartat e forta të PS-së me të cilat do t'u prezantohet votuesve në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Recommended