Mbi 50 mijë njerëz u mblodhën në sheshin qendror të Podgoricës, mbrëmjen e të dielës në një tubim të madh të organizuar në mbështetje të partisë së presidentit Milo Gjukanoviç. Manifestimi u konsiderua si një ?tubim patriotik në mbrojtje të Malit të Zi?, pasi në shesh merrnin pjesë edhe përfaqësues të pakicave etnike, të shqiptarëve, boshnjakëve, turqve, etj.
Përfaqësuesit e komunitetit boshnjak i bënë thirrje drejtuesve të dy partive pro-europiane që pritet të formojnë koalicionin e ri qeverisës me pro-serbët, ku bën pjesë edhe shqiptari Dritan Abazoviç, që të mos e dorëzojnë pushtetin tek ?çetnikët serbë? siç i quajtën ata radikalët pro-Beogradit. Në të kundërt, manifestuesit paralajmëruan se këto parti do të hyjnë në listën e tradhëtarëve të kombit.
Në mbështetje të tubimit, kryeministri në largim Dushko Markoviç komentoi në Twitter me fjalët ?Qoftë i përjetshëm Mali i Z!?. Tubimi mori shkas edhe nga sulmet kundër pjesëtarëve të komunitetit boshnjak mysliman në Pljevlja pas zgjedhjeve të 30 gushtit, nga mbështetës të partisë pro-serbe.
Edhe pse u rendit e para, Partia e Demokratëve Socialistë të Gjukanoviçit nuk arriti të bindë partitë pro-europiane për një koalicion qeverisës. Ato pritet t?ia japin këtë mundësi grupimit pro-serb me kushtin e padiskutueshëm të ruajtjes së kursit europian.
Tv Klan
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category
📺
TV