Skip to playerSkip to main content
  • 5 years ago
I nxehti ka prekur rekordin e shekullit këto ditë në Kaliforni, duke ushqyer qindra vatra zjarri që kërcënojnë edhe zona të banuara.

Rekordi u shënua të dielën kur temperatura arriti gati 49.4 gradë Celcius. Një temperaturë e tillë është krejtësisht e pazakontë për Shtatorin pasi rekordi i kaluar ishte shënuar në Korrik të 2006-s me 48.3 gradë Celcius. Ekspertët ia venë fajin ngrohjes globale.

Banorët e Los Angeles-it u dyndën plazheve për t?i shpëtuar sadopak të nxehtit. Autoritetet u bënë thirrje banorëve të kursejnë energjinë, pasi përdorimi në masë i kondicionerëve dhe freskuesve mund të çojë në kolaps sistemin e transmetimit.

Mbi 1 mijë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në të gjithë shtetin federal prej 15 Gushtit e që i kanë marrë jetën disa personave pranë zonave të banuara. Vatra më e fuqishme është ajo e ditëve të fundit në El Dorado, që kanë djegur gati 3 mijë hektarë pyje. Zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga një grup të rinjsh që festonin me fishekzjarre.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV
Comments

Recommended