Ora News - “Ndërtimi” u merr jetën punëtorëve, 19 të vdekur gjatë këtij viti
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
19 persona kanë gjetur vdekjen gjatë këtij viti pasi janë aksidentuar në vendin e punës. Vetëm këtë javë humbën jetën 2 punëtorë në kryeqytet, ndërsa u plagos një i tretë. Sektori i ndërtimit rezulton sektori më problematik, ku qyteti me numrin më të lartë të punëtorëve të aksidentuar është Tirana.

Kushtet e pasigurta në ambientet e punës në vendin tonë vijojnë të marrin jetë njerëzish, ku vetëm në ditët e fundit humbën jetën 2 punëtorë dhe u plagos një i tretë për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë.

Rastet e humbjes së jetës në ambientet e punës janë shqetësuese për këtë vit, pasi deri më tani mësohet se kanë vdekur 19 punëtorë, shumica prej të cilëve kanë qenë punonjës të sektorit të ndërtimit.

Ndërsa për vitin e shkuar bëhet e ditur se kanë humbur jetën në ambientet e punës 36 punëmarrës dhe plagosur rreth 171 të tjerë.

Në 80 për qind e këtyre rasteve lidhen me mungesën e kushteve të sigurisë së shëndetit në vendin e punës ku sektori i ndërtimit është më problematiku, si pasojë e mungesës së skelave, pajisjeve mbrojtëse kolektive dhe individuale.

Në këtë aspekt ,Tirana është qyteti me numrin më të lartë të aksidenteve të ndodhura në punë, për të vijuar më pas me Durrësin dhe Dibrën, për shkak të minierave në të cilat operohet në këtë zonë.

Shifrat shikohen me shqetësim për këtë vit duke marrë parasysh dhe faktin që për më shumë se 2 muaj vendi u izolua totalisht.

Të premten policia njoftoi se ka arrestuar ka arrestuar inxhinierin e pallatit pranë spitalit ?Nënë Tereza?, ku u rrëzua një punëtor dhe gjeti vdekjen.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/ndertimi-u-merr-jeten-punetoreve-19-te-vdekur-gjate-ketij-viti/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended