Ministri Poçi: "Kujdes me provokimet, policia ne gatishmeri per zgjedhjet" - (26 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Policia shqiptare, me të gjitha strukturat e saj do të jetë në gatishmëri të plotë, në ditën e zgjedhjeve për të mbrojtur jo vetëm institucionet, por çdo qendër votimi në Shqipëri. Ministri i Rendit Spartak Poçi ka deklaruar sot para gazetarëve se policia shqiptare ka informacione, për individë apo shërbime që synojnë të krijojnë klimë tensioni. Provokimet për oraret dhe incidentet politike, si rasti i tritolit të vendosur në Lazarat, janë kurthe për policinë është shprehur Poçi, duke paralajmëruar se nuk do të tolerohet asnjë provokim apo tendencë për tension.

Spartak Poçi, Ministri i Rendit:-?Askujt të mos i shkojë në mendje se mund të përsërisë rastet e karshillëkut me militantë fanatikë, përballë qendrave të votimit apo dhe në ambiente publike. Policia ka të gjithë informacionin e nevojshëm për individë që synojnë të krijojnë klimë tensioni ditën e zgjedhjeve. Për ta dhe ata që qëndrojnë pas tyre, dëshiroj të paralajmëroj se, nuk do të përdoret elementi konsensus?.

Nga informacionet që kemi rezulton, se dhe qarqe të huaja janë të interesuara për trazira. Vota e qytetarit do të mbrohet si në veri dhe në jug ka shprehur ministri Poçi. Në lidhje me kërkesën e dy forcave kryesore PS dhe PD për të zhvilluar miting në pasditen e 29 Shtatorit në sheshin Skënderbej, Poçi ka deklaruar se leja do t?i jepet PS, si forca e parë politike që ka bërë kërkesën. Çdo tentativë për anti-miting, nuk do të tolerohet është shprehur ministri.

Spartak Poçi, Ministri i Rendit:- ?Forcat e tjera që do ta kërkojnë ta bëjnë bashkë me Partinë Socialiste mitingun, do të marrin leje tek PS, të bien dakord që ta bëjnë bashkë mitingun, të dali Nano, Berisha etj në podium dhe të flasin njëherësh. Në qoftë se nuk bien dakord ta zhvillojnë bashkërisht këtë miting, ne do të respektojmë pikërisht atij që i kemi dhënë radhën dhe në qoftë se do të tentojë të dali me forcë do ta bllokojmë?./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended