2 vetevrasje, Prokuroria nis hetimet per spitalin “Shefqet Ndroqi” |Lajme-News

  • 3 years ago
Brenda 20 ditëve, dy persona kanë humbur jetën duke u hedhur nga kati i 3-të i spitalit ?Shefqet Ndroqi? në Tiranë, aty ku kurohen të infektuarit me Covid.
Kaq ka mjafuar që Prokuroria e Tiranës të nisë hetimet për dy ngjarjet e rënda. Burime të Televizionit Klan nga ky institucion, konfirmuan se po hetojnë dy vetëvrasjet me akuzën e ?Shkaktimit të Vetëvrasjes?.
Ende nuk ka persona të caktuar nën akzuë, por pritet të merren në pyetje drejtuesit e spitalit, përgjegjësit e turneve, mjekë dhe infermierë.
Pas hetimeve Prokuroria do të vendosë nëse do të akuzojë zyrtarët e spitalis ?Shefqet Ndroqi? për dy ngjarjet.
Lidhur me vetëvrasjen e 65-vjeçarit Hasan Mira nga Klosi, janë pyetur mjekët dhe infermierët e turnit. Ata kanë thënë se i kanë shërbyer pacientit dhe se ai ishte në një gjendje të rënduar që gjatë ditës. Këtë qëndrim ka mbajtur spitali ?Shefqet Ndroqi? edhe në një deklarate për mediat.
65-vjeçari Hasan Mira mendohet se e hapi vetë dritaren e katit të tretë, pasi infermierët konfirmuan se e kishin mbyllur kur ata u larguan nga dhoma. Më 13 Gusht u hodh po nga kati i tretë i spitalit ?Shefqet Ndroqi? edhe një 29-vjeçar nga Durrësi, i cili gjithashtu gjeti vdekjen.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended