Posterat e kandidateve per kryebashkiak ne Durres - (22 Shtator 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Sa më shumë afrohet dita e zgjedhjeve aq më lart po ngrihen posterat për fushatën elektorale në Durrës. Beteja se kush do të vendosë më shumë postera dhe nga më të mëdhenjtë me fytyrën e kandidatit të tyre ka përfshirë edhe prefekturën. Pas ngjitjes dhe shkuljes disa herë, tashmë janë projektuar maja të larta të qendrës për vendosjen e posterave.

Mbi tarracën e Pallatit të Kulturës ka tre ditë që qëndron fytyra e përgjysmuar e kandidatit demokrat Arqile Gorea. Për vendosjen e tij është krijuar një konstruksion metalik që është derdhur në beton, puna ka mbetur përgjysmë pasi prefektura e ka quajtur jashtë përmasave të caktuara nga ligji. Me këtë mendim kanë rënë dakord policia ndërtimore dhe ajo e rendit, të cilët kanë bllokuar vendosjen e saj.

Burime brenda PS pohojnë vendosjen e një super posteri të kandidatit Miri Hoti mbi tarracën e prefekturës, me shpresën për të mos pasur të njëjtin fat./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended