Starton nata e pare e festivalit folklorik (21 Shtator 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Grupet foklorike, pjesëmarrëse në të gjithë vendin, nisën në Gjirokastër Festfolkun 2000. Evenimenti më i rëndësishëm kulturor i vitit u çel me një ceremoni ku morën pjesë Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani, Kryeministri Meta, Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve Edi Rama, anëtarë të qeverisë, Ambasadori Limpreht si dhe mjaft miq të Shqipërisë dhe artdashës të kulturës.
I titulluar "Mal me këngë dhe det me valle", vallja e shqipeve solli një gërshetim të brezave të valltarëve. Këngët e njohura polifonike të cilësuara perlat e folkut shqiptar zbritën në skenën mitike të festivalit të Gjirokastrës. Koncerti i mirëseardhjes u përshëndet nga muzikologë, valltarë dhe studiues të folkut, por surprizat të shumta rezervohen dhe në natën e dytë të këtij festivali.
Grupet folklorike do të ngjiten në skenë të ndara sipas prefekturave. Ky aktivitet i madh transmetohet drejtpërsëdrejti nga Televizioni Shqiptar, Televizioni Klan dhe Vizion Tv, nën drejtimin e regjisores Vera Grabocka./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended