Top News - Lleshaj në Pogradec/ ‘U godit një grup i fortë kriminal’

  • 4 years ago
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një inspektim në Komisariatin e Policisë së Pogradecit, i shoqeruar nga prefekti i qarkut dhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit. Lleshaj nga Podradeci veçoi goditjen e një grupi me tendenca të forta kriminale.

Së fundmi, opinioni publik është njohur me një ngjarje të rëndë, e cila u shoqërua pastaj me një aksion shumë të rëndësishëm të Policisë që çoi në zbulimin dhe goditjen e një grupi shumë të rrezikshëm kriminal, i cili ka shkaktuar një moment shumë optimist në mbarë qytetin e Pogradecit, për faktin se u godit vërtetë fort dhe shpejt një grup i ndërlikuar kriminal.

Vec te tjerash ministri i brendshem, Lleshaj theksoi se sherbimi on line ne komisariate ka eliminuar mbi 70% nevojen e prezencës fizike të qytetarëve në keto mjedise.

Shohim me kënaqësi se masat e marra edhe në funksion të shërbimeve të tjera policore, në funksion të menaxhimit të sezonit turistik, të masave të marra për policimin në komunitet dhe po ashtu masat e marra për ofrimin e shërbimeve online janë në rrugën e duhur. Konstatova me kënaqësi se fluksi i qytetarëve që vijnë fizikisht në hyrje, ose në Zyrën e Shërbimit të Qytetarëve në Komisariat, tashmë ka rënë me një përqindje të madhe. Kjo për arsye se shërbimet ofrohen online dhe është eliminuar dukshëm, gati mbi 70 % nevoja e prezencës fizike të qytetarëve në mjediset e Komisariatit.

Ministri premtoi se do te vijoje puna për të bërë të mundur që qytetarët të mund të marrin shërbime online, pa qenë nevoja të harxhojnë kohë apo dhe para për këto shërbime.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SandërLleshaj#Pogradec#TopChannel

Recommended