Ulje e madhe e të prekurve nga COVDI 19, shënohen vetëm 11 raste të reja

  • 4 years ago
Ulje rekorde e të prekurve me Covid-19 është regjistruar në vend brenda 24 orëve të fundit. Nga 450 testet e kryera, vetëm 11 janë diagnostikuar pozitiv me virusin korona ose 2,4%, shifër e cila nuk ka qenë kaq e ulët prej muajsh. Sipas qyteteve, me më shumë raste Ministria e Shëndetësisë renditë në listë Shkupin me 3 raste të reja dhe nga një rast në Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Berovë, Vinicë dhe Dellçevë. Janë shëruar 95 persona, ndërsa kanë vdekur 3 pacientë.

Recommended