“Zhduken” radhët në Kapshticë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas 48 orësh pritje nga qytetarët shqiptarë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, mëngjesin e kësaj të hëne situata është normalizuar.Gjatë ditës së sotme ka qenë një numër i ulët mjetesh që i janë drejtuar pikës së kalimit kufitar të Kapshticës duke shmangur jo vetëm pritjet e gjata, por edhe qëndrimin gjatë natës në kushte tejet të vështira.Shkak i situatës së rënduar prej dy ditësh është bërë plotësimi i kuotës ditore prej 300 udhëtarësh dhe pezullimi i punës nga pala greke.Çdo shtetas që ka kaluar përmes kësaj pike kufitare drejt territorit të Greqisë ka qenë i pajisur me test COVID negative, së bashku me emrin e institucionit përkatës si dhe plotësimin e një formulari.Gjatë fundjavës, qindra qytetarë kanë pritur prej orësh në këtë pikë të kalimit kufitar duke kaluar dy netë jashtë.Pala greke për dy ditë me radhë ka pezulluar punën pasi u plotësua kuota ditore, gjë të cilën e kanë respektuar me rigorozitet.

Recommended