Rikthehen bllokimet, emigrantet e kalojne naten ne kufi |Lajme-News

  • 4 years ago
Edhe pse arritën në Kapshticë gjatë mëngjesit të së shtunës, mbi 60 emigrantë nuk mundën të kalojnë në Greqi, duke mbetur të bllokuar në kufi.

Kuota prej 300 personash që lejohen çdo ditë të hyjnë në Greqi nga kjo pikë kufitare u plotësua prej orës 09:00 të mëngjesit, çfarë solli mbylljen e sporteleve nga autoritetet e vendit fqinj.

Shumica e emigrantëve janë në limitet e fundit të afatit të testit të Covid dhe kthimi pas do të thotë ritestim dhe kosto të shtuara financiare.

Ndaj ata vendosën ta kalojnë natën në pikën kufitare, duke shpresuar që do të kalojnë të parët sapo kufiri të hapet dhe të kapin afatet e tamponit.

Shumica po qëndrojnë në autobusët dhe mjetet private me të cilat po udhëtonin drejt Greqisë, ndërsa familjet me fëmijë dhe persona të sëmurë janë vendosur në hotelet e Bilishtit.

Autoritetet e kufirit thanë se regjimi kufitar nuk ka ndryshuar dhe nuk pritet që pala greke të hapë kufirin para orës 06:00 të së dielës.

Disa prej emigrantëve, të cilëve ju mbaroi afati 72-orësh i testit Covid, janë kthyer pas.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended