Hoti: Veprimet tona ne perputhje me Kushtetuten | Lajme-News

  • 4 years ago
Futja e xhandarmërisë serbe 1 kilometër brenda territorit të Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë të komunës së Kamenicës, ka sjellë reagime të shumta në Kosovë. Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur se organet përkatëse janë angazhuar për vlerësimin e rastit, ndërsa theksoi se qytetarët e Kosovës do kenë mbrojtjen e autoriteteve shtetërore.

?Qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve. Veprimet tona do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend?, tha Hoti.

Ndërkohë Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka bërë të ditur se institucionet e sigurisë dhe KFOR-i janë duke e hetuar këtë rast. Por zyra për informim e KFOR-it ende nuk ka dhënë ndonjë sqarim për këtë çështje pasi për sigurinë në atë pjesë kufitare të Kosovës është përgjegjës pikërisht KFOR-i.

Ndërkohë Partia Demokratike e Kosovës dënon ashpër prezencën e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.

?Ky veprim i toleruar nga qeveria e Kosovës dhe KFOR-i është cenim i rëndë i sovranitetit dhe sigurisë kombëtare?, thuhet në reagimin e PDK-ë.

Por kjo nuk është e hera e parë që forcat serbe hyjnë brenda territorit të Kosovës. Banorët lokalë të kësaj pjese të territorit të Kosovës shpesh herë janë ankuar se xhandarmëria serbe futet në territorin e Kosovës, por kësaj radhe kanë dëshmi edhe me video.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended