Top News - OFL formular Jambellit/ Urdhëruesi i vrasjes së Artan Cukut
  • 3 years ago
Operacioni Forca e Ligjit u ka derguar formularin për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 5 personave të dënuar nga drejtësia, mes tyre personit të dënuar si urdhërues I vrasjes së Artan Cukut, ish-drejtuesit të lartë të Policisë. Bledar (Rikardo) Jambelli (Muho), banues në Fier. Jambelli është dënuar dënuar për veprën penale ?Vrasja e punonjësit të policisë së shtetit? e kryer në bashkëpunim. Aktualisht Jambelli ndodhet i arrestuar në Greqi, shtet i cili nuk ka pranuar ta ekstradojë drejt Shqipërisë, pasi pretendon se këtu i rrezikohet jeta. Bashkëpunëtor i Jambellit, Kristaq Leci, i cili po ashtu u arrestua në Greqi ka fituar lirinë. Në burg për vrasjen e Cukut, vijon të mbetet vetëm ekzekutori Mikel Shallari, i cili kishte marrë përsipër që të kryente vrasjen kundrejt një pagese prej 20 mijë eurosh. Artan Cuku u vra në hyrje të pallatit të tij në 10 prill të 2017-së nga Mikel Shallari. Sipas akuzës Jambelli ka porositur vrasjen e Artan Cukut për tu hakmarrë për rihapjen e një dosje në vitin 2012, kohë kur kryekomisari ishte Drejtor i Policisë Vlorë.
Vecc Jambellit, OFL u ka dërguar formularin edhe 4 të dënuarve për trafik apo kultivim narkotikësh. Adriatik Gaba nga Gjirokastra dhe Xhevair Derxhia nga Lazarati janë dënuar për veprën penale ?Kultivimi i bimëve narkotike?. Klaudion Karagjozi me banim në Gjirokastër, dënuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", ndërsa Rimel Shehu, me banim në Tepelene, dënuar për shkelje te ligjit penal grek për narkotikët.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OFL#TopChannel
Recommended