Në ambasadë me orë të tëra në radhë / Kreu i PD-së në Greqi: Ja si i katandis rilindja emigrantët

  • 4 years ago
GREQI- Situata në ambasadën shqiptare në Athinë sërish vijon jetë problematike! Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Greqi, Fatmir Gjoci ka publikuar disa video të njerëzve që qëndrojnë grumbuj, në radhë duke pritur një përgjigje. Ai i drejtohet drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama që të shtoj personel, pasi edhe në këtë kohë të vështirë nuk iu gjendet pranë njerëzve.

"Prej oresh rradhe, njerezit po torturohen dhe po u rrezikohet jeta ne kohe pandemie.  Ja si i katandis qeveria e rilindjes, emigrantët shqiptarë në Greqi.Drejtëpërdrejtë nga Ambasada Shqiptare ne Athinë. Emigrantët presin në radhë të gjata, me fëmijë të vegjël, të ardhë nga ishuj dhe zona të tjera të Greqisë, për të aplikuar për pashaportë.  Në këtë kohë të veshtirë pandemie, njerzit torturohen dhe nuk marin  shërbimin më minimal të tyre, kjo është e pa tolerueshme. I bëj thirrje Edi Rames, të bej rrugëzgjidhje të menjëhershëme, të shtoj personel dhe t?ju shërbej qytetarëve në kohën dhe korrektësinë e duhur, pasi e ka kthyer Ambasadën në zyrat e Aleatit", shkruan Gjoci.

Recommended