Top News - Ish deputeti Spahia/ Testet serologjike të pasakta

  • 4 years ago
Partia Demokratike akuzon qeverinë se nuk e ka nën kontroll situatën me testimin serologjik, analiza që provon nëse e ke kaluar COVID-19. Ish-deputeti I PD, Bardh Spahia ka publikuar rezultatin e të njëjtit person, i cili është testuar në QSUT, dhe ka dalë negativ në testimin serologjik, ndërsa në testimin që ka bërë në një spital privat ka dalë pozitiv. Spahia thotë se personi i testuar është edhe punonjës i Laboratorit të QSUT. Ish-deputeti pyet qeverinë dhe ministrinë e Shëndetësisë, nëse ka informacion se edhe testet serologjike njësoj si tamponët janë falsë.

?A kemi problem me procedurat e testimit apo kitet e përdorura? Si ka mundësi që i njëjti test del me rezultate të ndryshme në dy laboratorë të ndryshëm? A kemi një situatë edhe me testet serologjike, si me tamponët që rezultojnë fals negativë? Pse vazhdon mungesa e transparencës për këtë situatë? Kjo qeveri nuk i është përgjigjur asnjëherë pyetjes, se a po përdor testet e marra nga Kina të cilat, për shkak se nxirrnin rezultat fals, u kthyen mbrapsht nga Spanja e para e më pas vende të tjera të Europës!?, thotë Spahia në reagimin e tij.
Në fund ish-deputeti thekson se situate është serioze pasi veç faktit që mbetemi vendi me numrin më të ulët të testeve në rajon, tashmë edhe ato me rezultate që vijnë nga këto teste janë të dyshimta.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BardhSpahia#TestetSerologjike#TopChannel

Recommended