Top News - Rindërtimi nga tërmeti/ 3 pallate do ndërtohen nga e para

  • 4 years ago
Bashkia e Tiranës zhvilloi këtë të martë dëgjesën e radhës me inxhinierët për pallatet e Njësive Nr. 7, 8 dhe 9. Ekspertët bënë një analizë të thelluar për dëmtimin që këto ndërtesa kanë pësuar gjatë tërmetit të 26 nëntorit.
Nga analiza rezultoi se 3 nga këto pallate kanë pësuar dëme tepër të rënda, ku kostoja e ndërhyrjes e tejkalon vlerën nëse këto godina do të rindërtoheshin nga e para. Ndaj, ekspertët propozuan prishjen e këtyre objekteve për t?u rindërtuar nga e para. Ndërsa, për 6 objekte të tjera është kërkuar ripërforcimi dhe rikonstruksioni i tyre.
Ndërtesat që do të prishen dhe do të ndërtohen nga e para janë: Pallati nr. 415/1, Rr. ?Ferit Xhajko?, Pallati Nr. 26, Rr. ?Fortuzi? dhe Pallati Nr.1, Shkalla 1, Ap.20, Rr. ?Karl Gega?.
Prej disa ditësh Bashkia e Tiranës po mban dëgjesa publike me ekspertë dhe inxhinierë, të cilët japin vlerësimet nëse një godinë e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit ka nevojë të përforcohet apo do të duhet të ndërtohet nga e para.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rindertimi#TopChannel

Recommended