Tenderi për uniformat e policisë, Murrizi dhe Valteri kallëzojnë në SPAK Sandër Lleshajn
  • 3 years ago
Deputetët e opozitës parlamentare Myslim Murrizi dhe Halit Valteri kanë kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) tenderin e Ministrisë së Brendshme për uniformat e policisë.

Në një prononcim për mediat, Murrizi deklaroi se ky tender i është dhënë një kompanie gërmimesh, e cila nuk ka lidhje me rrobaqepësinë."Sipas deklaratës time në seancën e ditës së mërkurë, për tenderin e folur të uniformave të Policisë së shtetit, i hapur si ofertë që vitin e kaluar, me katër faza për këta vite, i reduktuar në artikuj, rreth 239 mijë artikuj më pak dhe ka ruajtur të njëjtën vlerë. I parë nga ana jonë dhe nga dashamirës të cilat na kanë informuar me informacione dhe dokumentet përkatëse, erdhëm t'i drejtohem SPAK-ut ta marrë në hetim si çështje dhe të shikojmë nëse është e vërtetë çka kam artikulua unë në parlament apo jo", tha Murrizi.
Recommended