Rrënojat arkeologjike/ Shoqëria Civile kërkon shpallje moskompetence për çështjen 'Veliera'
  • 4 years ago
Shoqëria civile e përfaqësuar nga Sazan Guri ka kërkuar që gjykata e Durrësit të shpallë moskompetencë për hetimin e çështjes 'Veliera' dhe më pas ta çojë atë në SPAK. Në padinë e çuar në Gjykatën e Durrësit janë paditur 5 institucione nga shoqëria civile pasi nuk kanë mbrojtur rrënojat arkeologjike të zbuluara në qytet gjatë gërmimeve për ndërtimin e projektit Veliera. Një vit më parë gjykata lejoi nisjen e punimeve që ishin bllokuar prej dy vitesh, ndërsa shoqëria civile kërkon që rrënojat arkeologjike të mos betonizohen.

Sazan Guri tha se prokuroria kërkonte të pushonte çështjen e ngritur nga shoqëria civile, ku kërkon nga gjykata të verë përballë përgjegjësisë juridike 5 institucione, për papërgjegjshmëri dhe shkatërrim të vlerave publike dhe monumentale në kundërshtim me ligjin e mbrojtjes së monumenteve.