Koduzi për Report tv :I domosdoshëm vaksinimi i popullsisë për gripin sezonal

  • 4 years ago
?Duke filluar sezoni i vjeshtës, është koha e gripit të stinës. Në Itali një nga shkaqet që u përhap masivisht koronavirus është që u ngatërrua me simptomat e gripit sezonal. Me qëllim që të bëhet ky dallim, kemi propozuar që të bëhet vaksinimi i popullatës. Pse duhet të bëhet kjo? Për sëmundjet infektive, ka masa parandaluese që ka të bëjë me reduktimin e riskut, si mbajtja e maskave, dezinfektimi i duarve, distanca fizike, që kanë të bëjnë me parandalimin parësor. Vaksina është përsëri parandalim, por jo me reduktim të rrezikut, por me rritje të imunitetit të organizmit. Kështu, nëse një person merr virusin e gripit do të ketë simptoma më të lehta, ç?ka do të bëjë të dallohen nga simptomat e koronavirus që ka simptoma më të avancuara. Do të japë mundësi që popullata të jetë më e mbrojtur, por edhe të bëhet diferenca mes gripit sezonal dhe Covid-19. Mendoj që vendi ynë i ka të gjitha kapacitetet për të vaksinuar të gjithë popullatën me vaksinën e gripit. Qeveria i ka kapacitetet financiare, por duhen marrë shembull edhe vendet e tjera që kanë një buxhet financiar të përcaktuar të mjaftueshëm për shëndetin e popullatës dhe nga ana tjetër sistemi ynë shëndetësor ka një logjistikë në terren kapilar që e bën shumë të thjeshtë ofrimin e vaksinimit. Por duhet të kemi parasysh e të bëjmë kujdes në cilësinë e vaksinës?, tha Koduzi.

Recommended