Report TV -S'ka pakt në Këshill, ekspertët: Garimi me listë unike s'pengon koalicionet!

  • 4 years ago
TIRANE-Nuk ka marrëveshje në Këshillin Politik për hapjen e listave dhe formulën e re të koalicioneve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021. Tre orë diskutime nuk kanë mjaftuar për të afruar palët. Pika e fortë dhe kryesore që i ndan lidhet me formulën e koalicioneve. Opozita jashtë parlamentit PD-LSI nuk pranon që të ndryshohet formula, pra që të garojnë në një listë unike, sikur shumica socialiste ka paralajmëruar me vendosmëri se do të miratohen në datë 30 korrik. Përfaqësuesit e PD-LSI, Bylykbashi dhe Vasili thanë pas mbledhjes së janë dakord me listat, por që të hapen 100%, por me kushtin që koalicionet të mos preken.

Recommended