Ndalimi i muzikës, Sejdo: Vendim i padrejtë, një pjesë e madhe muzikantësh sigurojnë jetën më të
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Tashmë prej ditësh ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për ndalimin e lokaleve të natës si dhe të muzikës pas orës 20:00 të mbrëmjes si një masë parandaluese për grumbullimin e shumë personave në ambjente të mbyllura.

Ky vendim duket se ka prekur drejtëpërdrejtë muzikantët dhe artistët të cilët performojnë live në të tilla ambjente duke rrezikuar edhe për t?i çuar në ?kolaps?.

Sokol Sejdo i cili luan në saksofon shprehet se ky nuk është një vendim i drejtë nga ana e qeverisë pasi shprehet se lokalet dhe qytetarët janë më të ndërgjegjësuar dhe kanë respektuar të gjitha masat.

Në një intervistë për Ora News ai thotë se më të rrezikuarit janë ajo shtresë personash të cilët varen drejtëpërdrejtë nga performancat e tyre dhe se kanë nevoja të menjëhershme për fitim.

Sejdo: Na prek drejtëpërdrejtë të gjithë muzikantëve. Kam qenë dëshmitar i një jave më parë ku luanim muzikë për pushuesit në bregdetin Jon. Biznesi i respektonte të gjitha masat, distancën e tavolinave apo masat e higjienës. Nuk e kuptoj se gjithçka ishte normale dhe na erdhi nga qielli një vendim i tillë. Ajo çka bën të rinjtë që të grumbullohen të rinjtë është dëshira për të shijuar jetën. Kam përshtypjen se këto momentet e të rinjve, mbledhjet në turmë se janë zbatuar në masë. Po shkohet në masa ekstreme apo në njëfarë mënyre kriminale. Nuk ka pse të ndodhë ky kolaps për një kënd muzikor. Nuk përmban infektim në këtë komunikim mes muzikës dhe njerëzve.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ndalimi-i-muzikes-sejdo-vendim-i-padrejte-nje-pjese-e-madhe-muzikantesh-kane-nevoja-te-menjehershme-per-fitime/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended