Rikthehen dritat tek Parku Rinia (14 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Rikthehen dritat në Parkun Rinia. 24 orë ka zgjatur errësira tek lokalet e parkut pas presjes së energjisë elektrike nga Task Force. Sot edhe klientët e zakonshëm të bareve kanë mundur të pijnë kafenë e ditës. Rikthimi i dritave në këto lokale sipas disa punonjsve shpjegohet me mundësinë e shlyerjes së debitimit të ndonjërit, ndërsa shumë të tjerë kanë bërë dhe lidhje dytësore të energjisë elektrike.
Madje sot flitej se ndonjë lokal në park mund të ketë bërë lidhjen me ndonjë institucion aty pranë. Gjithsesi edhe këtë herë lokalet e Parkut Rinia kanë mundur të rikthejnë gjallërinë e zakonshme në këtë pjesë të mbipopulluar të Tiranës. Ndërkohë që për banorët e Shallvarëve vazhdon të mbeten një problem serioz kabujt e kabinës elektrike që furnizon me energji elektrike edhe Parkun Rinia./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended