Formimi i Qeverisë, Pendarovski nuk do të organizoj takim liderësh
- 4 years ago
Nuk do të ketë takim liderësh lidhur me çështjen e ndarjes së mandatit për formimin e shumicës së re parlamentare. Presidenti Stevo Pendarovski do të zhvillojë konsultime politike me liderët e partive, të cilët pritet t?i njoftojë me versionin kushtetues të ndarjes së mandatit. Presidenca garanton se nuk do të përsëritet viti 2016, kur mandati u nda pa pasur shumicë të garantuar parlamentare.
Presidenti pas konstituimit të Kuvendit do të realizon konsultime me partitë politike. Mandati do të besohet në përputhje me Kushtetutën - njoftojnë nga Kabineti i Presidentit.
Kushtetuta obligon presidentin që mandatin për formimin e Qeverisë ta ndaj 10 ditë pas thirrjes së Kuvendit.
Në afat prej 10 ditëve, nga dita e konstituimit të Kuvendit, mandati për formimin e Qeverisë t?ia besojë kandidatit të partisë, përkatësisht partive që kanë shumicë në Kuvend - thuhet në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Partitë akoma nuk kanë nisur negociatat. Lideri i LSDM-së ndodhet për pushime në Prespë, ndërkohë ai i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është angazhuar nga partia të udhëheq negociatat për shumicë të re.
Adrian Kerimi