Sali Berisha: Duhet t'u rikthejme njerezve besimin (13 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thirrur sot në zyrën e tij,nënkryetarët Gjana dhe Topalli si dhe sekretarin e përgjithshëm Ridvan Bode. Këta të fundit kanë raportuar për ecurinë e fushatës në rrethe. Gjatë dy javëve të fundit, funksionarët e lartë të PD-së kanë shkuar në disa qytete dhe fshatra për të përgatitur aktivet e zgjeruara të partisë të cilët në batzë të propozimeve do të vendosin kandidaturat.
Berisha u ka bërë thirrje militantëve të PD-së të zgjedhin si kandidatë të bashkive dhe komunave njerëzit më të votuar. Sipas Berishës në këtë rast duhet patur parasysh se gjithnjë më i votuari në parti, është dhe më i votuari në qytet apo në fshat.
Ndërkohë në selinë blu vazhdojnë të mos bëhen publike emrat e kandidatëve. Megjithatë një gjë është e sigurt. Doktori po ruan me fanatizëm me emrin surprizë të kandidatit përballë Edi Ramës për Bashkinë e Tiranës. Mësohet që Berisha të ketë deklaruar sot gjithashtu se fitorja e PD-së duhet të jetë e padiskutueshme dhe në këtë kontekst çdo strukturë duhet të punojë shtëpi më shtëpi për t'iu rikthyer njerëzve besimin./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended