Zgjedhjet në universitete, Dhimitri - Shahinit: Nëse do ketë vatra COVID-i do përfundoni në SPAK

  • 4 years ago
Deputetja Fatjona Dhimitri gjatë interpelancës në Kuvend pyeti ministren e Arsimit Besa Shahini nëse është konsultuar me Komitetin Teknik për masat anti-COVID për rrezikshmërinë e zgjedhjeve në universitete.

Deputetja opozitare u shpreh se nëse do të ketë vatra të reja infeksionesh nga zgjedhjet e 30 korrikut në universitete atëherë do të përfundojë në SPAK.

"Nëse do të ketë vatra COCVID nga votimet që do të bëhet, përfundimin e keni te SPAK-u. A jeni konsultuar me komitetin teknik për rrezikshmërinë e zgjedhjeve në universitete" tha Dhimitri.

Recommended