Tempora – Përlotet Devis Xherahu: Qeveria po na zbon, unë nuk dua të largohem
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Në një lidhje direkte me emisionin ?Tempora? në RTV Ora ka qenë edhe këngëtari i njohur Devis Xherahu, i cili është shprehur mjaft i indinjuar ndaj masave të fundit që ka marrë qeveria për parandalimin e koronavirusit.

Ndalimi i muzikës pas orës 8 në për lokale, i penalizon shumë këngëtarët shqiptarë të cilët nuk e kanë pritur aspak mirë duke organizuar protesta edhe para Kryeministrisë.

Mes lotëve Devisi tregoi për Sonilën se dëshira e tij e madhe ishte që të bënte karrierë edhe në vendin e tij, në Shqipëri përveçse në Greqi. Ai donte të njiheshe më parë në vendin e tij e më pas nëpër botë. Sipas tij kjo masë që ka marrë qeveria i zbon këngëtarët pa dëshirën e tyre.


Devis Xherahu: Unë kam bërë karrierë rreth 11-12 vjet në Greqi dhe pasi fillova të ngrihesha aty, se u bëra dhe një person publik, mendova që të vija në Shqipëri, në vendin tim dhe ta vazhdoja aty karrierën time. Po ngrihesha andej duke mos më njohur vendi im. Thash do vij në Shqipëri, të njihem në vendin tim, pastaj të bëj karrierë nëpër botë. Janë 5 lekë më pak, por jam në vendin tim. Ky vend me këtë masë që mori, ne po na zbon. Unë nuk dua të largohem nga vendi im, do jem i fundit, si ai kapiteni i anijes. Por me këtë gjë që po bëhet ne nuk kemi mundësi tjetër.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/tempora-perlotet-devis-xherahu-qeveria-po-na-zbon-une-nuk-dua-te-largohem/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended