Ora News - Korçë: Vidhnin banesa e biznese, arrestohet i mituri, në kërkim 2 të tjerë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjeve.

Një 17-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi u kap duke vjedhur në banesën e një shtetasi në qytetin e Korçës.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë.

?Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve në banesa dhe biznese, të ndodhura së fundmi në qytetin e Korçës, kanë organizuar dhe finalizuar një operacion, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H., 17 vjeç, si edhe u shpallën në kërkim shtetasit R. B., 20 vjeç dhe R. Sh., 17 vjeç, banues në Korçë?, thuhet në njoftimin e policisë.

Forcat e policisë, kanë kapur në flagrancë shtetasin D. H., duke vjedhur në banesën e shtetases D. F., në lagjen nr. 11.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara, dyshohet se ky shtetas në bashkëpunim me dy të tjerët janë autorë edhe të 8 vjedhjeve të tjera të ndodhura muajin e fundit në qytetin e Korçës, në lagjet nr 1, 3, 4, 6, 10, 12 dhe 18, ku në banesat, dyqanet dhe magazinat e qytetarëve të ndryshëm janë vjedhur materiale ndërtimi, instalime elektrike e hidraulike, sasi lekësh, televizor, bizhuteri të ndryshme dhe orendi shtëpiake, një pjesë e të cilave u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprën penale ?Vjedhja e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë?.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/korce-vidhnin-banesa-e-biznese-arrestohet-i-mituri-ne-kerkim-2-te-tjere/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Category

📺
TV

Recommended