Dyndje në fundjavë drejt plazheve/ Policia shton masat, kontrolle me radarë

  • 4 years ago
Drejtoria e Policisë Rrugore ka shtuar masat në të gjithë vendin, përgjatë fundjavës, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, monitorimin e fluksit të lëvizjes së pushuesve drejt plazheve dhe kthimin e tyre në destinacion, duke shtuar patrullat rrugore përgjatë këtyre akseve, në bashkëpunim edhe me Patrullat e Përgjithshme dhe ?Shqiponjat?.


Gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, nga Policia Rrugore, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radarë e dragera janë pezulluar 159 leje drejtimi, nga këto:
? 37 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur,
? 94 për shpejtësi,
? 28 për qarkullim në sens të kundërt,

Po gjatë fundjavës janë arrestuar 28 drejtues mjetesh, nga këta:
? 13 për drejtim mjeti në gjendje të dehur,
? 15 për drejtim mjeti pa leje drejtimi,

Gjithashtu janë vendosur 4458 masa administrative, nga këto:
? 278 për mospërdorim të rripit të sigurimit,
? 308 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,
? 666 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,
? 238 për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugë,
? 2011 për parkim të gabuar,
? 957 për shkelje të ndryshme.

Edhe gjatë javës shërbimet e Policisë Rrugore do vijojnë kontrollet në të gjitha rrugët urbane, interurbane dhe rurale me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia Rrugore apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë të numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat, reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Kontrolle#TopChannel

Recommended