Ekzekutohet me arme zjarri nje 39-vjecar ne Elbasan
  • 4 years ago
Një person ka mbetur i vrarë pasditen e kësaj të hëne në Elbasan. Viktima është 39-vjeçari Emiljano Ramazani, me origjinë nga qyteti i Elbasanit dhe banues në Vlorë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur ?Rrethrrotullimi i Luleve?, në lagjen 28 Nëntori. Rrethanat e këtij atentati momentalisht janë të paqarta. Viktima mësohet se ndodhej brenda automjetit të tij, kur u qëllua për vdekje.

39-vjeçari rezulton person me precedentë të theksuar kriminalë në fushën e narkotikëve, i arrestuar disa herë për kokainë e heroinë në Shqipëri, por edhe i dënuar në disa shtete europiane. Ramazani rezulton i liruar nga burgu 6 muaj më parë, ndërsa dyshohet gjithashtu se ishte i përfshirë edhe në aktivitetin e parave me fajde.

Burime bëjnë të ditur se vëllai i viktimës ka një lokal në qendër të qytetit të Elbasanit.

Sa i përket autoëve të kësaj ngjarjeje, menjëherë pas ekzekutimit të 39-vjeçarit ata u larguan me automjet drejt Bradasheshit, ku dhe vunë flakën në një ullishte. Bëhet fjalë për një automjet Volkswagen dhe targat janë vjedhur para 10 ditëve në Tiranë.

Në automjetin e djegur mësohet se janë gjetur dy armë zjarri.

Drejt Elbasanit janë nisur forcat RENEA dhe FNSH.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended