I lindur në Kumanovë, 36 vite pa shtetësi
  • 4 years ago
Burhan Fazliu është banor i Kumanovës dhe në këtë qytet ka lindur në vitin 1984. Edhe pas 36 viteve ai nuk ka shtetësi të Maqedonisë. Shpjegon se prindërit e tij në vitin 1960 në kohën e Jugosllavisë, nga Serbia janë shpërngulur në Kumanovë. Prindërit, vëllezërit dhe motrat e tij e kanë nënshtetësinë, vetëm ai jo. Burhani thotë për ALSAT se disa herë i ka dorëzuar dokumentet në polici por nuk ka marrë përgjigje. Shton se në vitin 2001 në vend që ti përgjigjen për nënshtetësinë, autoritetet e MPB-së e kanë njoftuar se i kanë humbur dhe e kanë lutur ti bëjë prej fillimi. Deklaron se ka librezat e shkollës ?Bajram Shabani?, certifikatë të lindjes, numër amëz, fletë pronësitë e shtëpisë dhe tokave por edhe dokumente të gjykatës që nuk është i dënuar ose që nuk është shtetas i Serbisë. Por thonë se në MPB i kërkojnë dokumente të cilat nuk ka si ti sigurojë.


Burhani thotë se pa dokumente është i bllokuar dhe i kufizuar në jetën private. Për rastin e Burhanit u interesuam edhe në MPB. Nga policia na u përgjigjën se Burhani është i lindur në Kumanovë por nuk ka prejardhje nga Maqedonia.

Nga MPB po ashtu njoftojnë se për momentin veprojnë për 2439 kërkesa të qytetarëve të cilët dëshirojnë të marrin nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Recommended