Testimi serologjik tashme edhe ne laboratore private | Lajme - News

  • 4 years ago
4 muaj që nga pandemia e Covid-19 në Shqipëri, tashmë analizat serologjike mund të kryhen edhe në laboratorë privatë. Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka miratuar Protokollin për fillimin testimeve serologjike edhe në strukturat jopublike.
Gjithsesi këto teste duhet të jenë të aprovuara paraprakisht nga ISHP. Vetëm testet serologjike të aprovuara nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore do të lejohen të përdoren në laboratorë të licencuar jo publikë dhe të njohur nga Ministria e Shëndetësisë si laboratorë që plotësojnë standardet për kryerjen e testit serologjik, për praninë e antitrupave të krijuar nga Sars-Cov2.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë,për përballimin e pandemisë së Covid-19 është planifikuar fillimi i kryerjes së testimit serologjik në një kampion të popullatës, për qëllime studimore nga Instituti i Shëndetit Publik. Testimi për kundërtrupa tregon nëse e ke kaluar apo jo infeksionin nga SARS-CoV-2 në të shkuarën, por ky test nuk tregon dhe nuk duhet përdorur për të verifikuar nëse je i prekur aktualisht.
Këtë e tregon tamponi, por ai do të vijojë të kryhet vetëm në ISHP. Do të duhen të kalojnë 1 deri në 3 javë pas infeksionit, që trupi të prodhojë antitrupat. Këto rezultate konsideriohen të rëndësishme për të informuar mbi personat që mund të kualifikohen si dhurues të gjakut, i cili mund të përdoret për të përgatitur plazmën konvaleshente, një produkt, i cili po shihet për t?u përdorur tek personat që janë shumë të sëmurë me Covid-19.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/