Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kamenicë në Korçë, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën nga shpërthimi aksidental i një granate. Viktimë ka mbetur Hekuran Kala, që në momentin e shpërthimit po punonte për nxjerrjen e gurëve në këtë banesë të braktisur.
46-vjeçari ka qenë duke gërmuar në vendin ku gjendej granata, e cila shpërtheu duke e plagosur rëndë, por edhe pse u transportua në spital nuk mundi t?i mbijetonte dot plagëve të marra.
Banorët tregojnë se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, ndërsa viktima ishte babai i tre fëmijëve të mitur dhe në gjendje të vështirë ekonomike.
Në kohën kur ndodhi shpërthimi 46-vjeçari Kala shoqërohej nga 2 persona të tjerë, që nuk kanë pësuar lëndime. Ata janë shoqëruar në komisariat ku kanë dhënë e deklarime për ngjarjen. Mësohet se 46-vjeçari nxirrte gurë për të bërë riparime në resortin ku ishte punësuar për ta mirëmbajtur.
Tv KlanSUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Be the first to comment