5-10 mijë Lekë të reja, merrnin disa mjekë pranë Institutit të Shëndetit Publik dhe Drejtorisë së Higjienës, për të bërë tamponin kundër Covid-19. Ata janë zbuluar pas përgjimeve që ka bërë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Personat që kërkonin të bënin tamponin gjendeshin nga dy ish-mjekë, por edhe nga të njohur të tjerë. Përgjimet kanë zbuluar se disa prej këtyre personave kërkonin të bënin tamponin kundër COVID, për të ikur jashtë shtetit, por kishte edhe raste kur ishin në merak se mos ishin infektuar dhe paguanin që ta bënin tamponin sa më shpejt.
Gjithashtu, SPAK ka zbuluar edhe disa mjekë të tjerë të cilët lëshonin libreza shëndetësore pa u nënshtruar vizitave, kundrejt pagesës prej 2 mijë Lekë.
Përgjimet e Prokurorisë zbuluan edhe disa inspektorë shëndetësorë të cilët nuk u vendosnin gjoba bizneseve që shkelin masat anti-covid, kundrejt shumave nga 5-10 mijë Lekë.
Gjatë operacionit policia ka zbuluar në njërën prej banesave të mjekëve 1.5 milionë Lekë, 2500 Euro, libreza shëndetësore, certifikata dezinfektimi dhe dokumente të ndryshme mjekësore që dyshohet se janë lëshuar në mënyrë fiktive.
SPAK i akuzon mjekët për korrupsion, ushtrim i paligjshëm i detyrës dhe falsifikim.
Tv Klan SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Be the first to comment