Top News - Nuk besonte te covid/ SHBA, vdes veterani i ushtrisë

  • 4 years ago
Ka shumë persona që nuk besojnë tek ekzistenca e pandemisë globale COVID-19. Një mendim të tillë kishte dhe Richard Rose, 37 vjeç nga Ohio e SHBA-së, por ai ndërroi jetë katër ditë pasi rezultoi pozitiv me virusin. Richard pretendonte se koronavirusi ishte një ?budallëk? dhe duke besuar fort pas kësaj, nuk preferonte të mbante maskë mbrojtëse në fytyrë. Veterani i ushtrisë amerikane, që shërbeu për nëntë vite në Irak dhe Afganistan, ka ndërruar jetë nga virusi në shtëpinë e tij më 4 korrik. Richard, një ditë shkroi në rrjete sociale se është ftohur dhe nga ajo ditë ai postonte vazhdimisht të rejat mbi shëndetin e tij. ?Kam simptoma të koronavirusit. Sot në mëngjes kam bërë testin, shumë shpejt do të marr rezultatet. Dua vetëm të jem mirë sërish?, ka shkruar 37-vjeçari. Miku i Richardit, Nick Connell, është shprehur për mediat lokale se ndihet shumë keq për vdekjen e mikut, por edhe e kritikoi ashpër zgjedhjen e tij për të mos mbajtur maskë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#TopChannel

Recommended